Ndodhë në Angli: Tifozi bëhet gjyqtar (Foto/Video)
Një arbitër zyrtar u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një lëndimi. Bëhet fjalë për asistentin e Mark Jones, që ishte duke referuar ndeshjen mes Norwich dhe Preston.
Vendin e anësorit e zuri gjyqtari i katërt, Andy Davies, por në rolin e lënë nga ky i fundit zëvendësuesi u gjet në tribuna, shkruan IndeksOnline.
E ai ishte, David Spud “Thornhill”, një tifoz dhe gjyqtar lokal, që luajti rolin e referit të katërt për ato minuta sa kishin mbetur.
Interesante, ishte fakti kur gjyqtari i katërt sinjalizoi 10 minuta lojë shtesë.
Ndeshja mes Norwich dhe Preston u mbyll me rezultat të barabartë 1 me 1./IndeksOnline/
? Thanks for stepping in, @spud1902! ? #ncfc pic.twitter.com/vWe3ir0RjX
— Norwich City FC (@NorwichCityFC) November 25, 2017