09:39 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / OSH

Ndodhë në Deçan, po punonte me eskavator, shkrepen plumba në drejtim të tij

Një sulm me armë zjarri ka ndodhur dje në pikë të ditës në Rastavicë të Deçanit.

Një person ka lajmëruar policinë se deri sa ishte duke punuar me një ekskavator, persona të panjohur nga një distancë kanë shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të tij.

Në vendin e ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja të kalibrit të pa njohur, ndërsa në automjetin (kombi) të viktimës janë vërejtur tri vrima dhe një predhë.

Njësiti përkatës policor po e heton rastin./Indeksonline/