11:34 / E Hënë, 23 Nëntor 2020 / k.v

Ndodhë në Prishtinë/ Shefi e detyron të infektuarin me COVID-19 të dal në punë

Pas pranimit të informatës se një person pozitiv me Covid-19 është duke punuar në një market në Prishtinë, njësiti policor në vendin e ngjarjes ka takuar dëshmitarin i cili nga distanca ka deklaruar se nuk i është lejuar pushimi për vetë izolim nga shefi i tij.

Lidhur me rastin menaxherja e lokalit, e dyshuara femër kosovare është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti sipas policisë ka ndodhur të dielën rreth orës 11 e 15 minuta./IndeksOnline/