16:36 / E Premte, 11 Dhjetor 2020 / Blerim

Ndodh në Shqipëri: Qumështi i gomaricës shitet për 50 euro litri

Qumështi i gomaricës është një nga kurat e fundit alternative që shqiptarët po provojnë teksa vazhdon e përhapet pandemia e Covidit-19.

Në fshatin Papër, një fermë për mirërritjen e gomaricave po vëren shtim të interesit për këtë qumësht, për shkak të vetive shëruese që pretendohen që nga lashtësia.

Riza KikiaTrajton rrugët e frymëmarrje, rigjeneron dhe pastron mushkëritë, ndihmon në heqjen e kollës, në heqjen e alergjive apo të bronshitit apo te astmës dhe ka një rritje të imunitetit.

Ka grupmosha të ndryshme që besojnë se qumështi i gomaricës lufton koronavirusin duke forcuar organizmin.

Klea Ymeri (studente) Kam ardhur në fermë për të ndihmuar prindërit e mi pasi ata sapo kanë kaluar Covidin dhe krahas ilaçeve që ata do përdorin kam menduar që një kurë tjetër shumë e mirë për procesin e frymëmarrjes, e cila është e vështirë është dhe qumështi i gomaricës.

Ferma elbasanase është një nga dy të vetmet në Shqipëri që rrit gomaricat vetëm për qumështin, duke u kursyer atyre shfrytëzimin si kafshë ngarkese.

Xheje Karaj(fermere):Nuk duhet që ti rrish me egërsi, me shkop, me të bërtitur por duhet ta përkëdhelësh pastaj dhe mjelja.

Një litër qumësht gomarice kushton 50 euro dhe përdoret edhe për qëllime kozmetike.

Regina Beqiri (farmaciste) : Dihet për efektshmërinë e tij në bukur. Kleopatra ka përdorur vaskat me qumësht gomarice për trajtimin e lëkurës së saj

Gjatë muajve të krizës pandemike, kërkesë në rritje për qumështin e gomaricës u raportua edhe në vende të tjera europiane, por autoritetet thanë se ndërsa dieta e shëndetshme është e rëndësishme, nuk ka një ushqim apo suplement që mbron personat nga koronavirusi.