09:13 / E Diele, 13 Dhjetor 2020 / OSH

Ndodhë në Ugandë, 36 vjeçares i ndalohet të lind më fëmijë, ajo ka 38 fëmijë

Një gruas, Mariam Nabatanzi, shteti i Ugandës ja ka ndalur që të lind fëmijë.

Kjo pasi 36 vjeçarja ka gjithsej 44 fëmijë. Por, si është e mundur kjo?

Nabatanzi ishte vetëm 12 vjeç kur u martua me një 40 vjeçar dhe lindi dy fëmijë vitin e ardhshëm, transmeton Indeksonline.

Për shkak të gjenetikës, bëri që ajo të kishte vezore jashtëzakonisht të mëdha që prodhonin vezë të shumta në cikël, Mariam kishte shumë foshnje për shtatzëni.

Ajo lindi gjithsej gjashtë grupe binjakësh, katër grupe treshe dhe pesë grupe katërshe. Në tërësi, ajo kishte 15 shtatzëni, të gjitha me shumë lindje që rezultuan në një total prej 44 foshnjash. Ajo humbi gjashtë foshnje gjatë lindjes, por u desh të kujdesej për pjesën tjetër të 38 fëmijëve të saj./Indeksonline/