17:01 / E Premte, 11 Janar 2019 / indeksADMonline

Ndodhë vetëm në Angli, vëzhgon me dylbi stërvitjet e rivalit

Skuadra e Frank Lampard, Derby County, janë duke e bërë një ankesë formale te Liga e Futbollit për një mosmarrëveshje për spiunazhë me Leeds United.

Ata pohojne se njeriu i cili u zbulua nga policia është një punonjës i udhëheqësve të kampionatit.
Spiuni ishte duke shikuar stërvitjet me dylbi përpara se të thërritej policia në skenë.

Frank Lampard, menaxheri i Derby County, është shprehur mjaftë i shqetësuar për sigurinë përpara ndeshjes së sotme kundër Leeds United që zhvillohet në Elland Road.

Skuadra e Frank Lampard momentalisht gjendet në poziten e 6-të në Championship, 8 pikë prapa Leeds-it të Marcelo Bielsas./IndeksOnline/