15:02 / E Premte, 09 Nëntor 2018

Ndotja e ajrit, 3. 700 persona vdesin në vit në Kosovë

Agjencia Evropiane e Mjedisit ka njoftuar se Kosova kishte 3,700 vdekje në vit nga ajri i ndotur, duke u renditur e para në Evropë. Me fjalë të tjera, ajri i ndotur ka shkaktuar humbjen e jetës së 0.2% të popullsisë.

Agjencia Evropiane e Mjedisit në raportin “Cilësia e ajrit në Evropë – 2018” ka publikuar të dhënat për vdekjet në vlerë absolute.

Raporti paraqet të dhënat më të fundit zyrtare të cilësisë së ajrit të raportuara nga më shumë se 2 500 stacione monitorimi dhe i referohet vitit 2015.

Në Serbi, ky tregues është 0.18% nga numri i popullsisë, rreth 13 mijë vdekje, dhe në Maqedoni 0.14% të popullsisë ose 3,000 vdekje, duke u renditur përkatësisht në vend të dytë dhe të tretë në Evropë.

Pavarësisht shifrave, sipas këtyre matjeve, Maqedonia rezulton të ketë përqëndrim më të lartë të grimcave të ndotjes së ajrit se sa të gjithë vendet tjera të rajonit.