16:26 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ndotja e ajrit është një “duhan i ri” dhe po helmon miliarda njerëz në vit

Ndotja e ajrit është “një duhan i ri” dhe ajo po vret shtatë milionë njerëz në vit dhe dëmton miliarda njerëz, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Më shumë se 90 për qind e popullsisë së botës vuajnë nga ndotja toksike e ajrit e cila ka një efekt drastik në shëndetin e njerëzve, veçanërisht fëmijëve.

Ajri toksik i rrezikshëm në popullatën e botës është konsideruar si një “emergjencë e heshtur e shëndetit publik” nga OBSH.

“Askush, i pasur apo i varfër, nuk mund ti shpëtojë ndotjes së ajrit. Është një emergjencë e heshtur e shëndetit publik”, tha kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus./Indeksonline/