75 Mall Live Search
16:14 / E Hënë, 29 Janar 2018 / indeksADMonline

Komuna thërret konferencë të jashtëzakonshme për ndotjen e ajrit

Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar se do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme, në të cilën do të mësohen masat që do të ndërmerren për uljen e nivelit të ndotjes së ajrit në Prishtinë.

Komuna këtë konferencë do ta mbajë së bashku me ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe ministrin e Punëve të Brendshme.

“Sot në orën 17:00, në objektin e vjetër të Komunës së Prishtinës, Komuna e Prishtinës bashkë me ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe ministrin i Punëve të Brendshme, do të mbajnë konferencë të jashtëzakonshme për media ku do të njoftoheni lidhur me masat që do të ndërmarrim së bashku për uljen e nivelit të ndotjes së ajrit”, thuhet në njoftimin e shkurtër të Komunës./Indeksonline/