75 Mall Live Search
10:55 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Ndotja e ajrit në Prishtinë, nesër seancë e jashtëzakonshme

(I plotësuar, 11:04)-Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca e jashtëzakonshme për ndotjen e ajrit në Prishtinë të mbahet nesër në ora 15:00, raporton Indeksonline.

…………………………………………………………………..

Nis mbledhja e jashtëzakonshme e Kryesisë së Kuvendit (Foto)

Ka filluar mbledhja e jashtëzakonshme e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës .

Në këtë mbledhje në rendin e ditës është vetëm një pikë, lidhur me ndotjen alarmante të ajrit në Prishtinë, raporton Indeksonline.

Me këtë rast i pari i Kuvendit, Kadri Veseli ka propozuar që të jetë vetëm një pikë e rendit të ditës, Debat Parlamentar për gjendjen mjedisore në Prishtinë.

Ndryshe duhet shtuar se gjatë të dielës i pari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka theksuar se duhet që kjo çështje të kalojë edhe në një seancë të jashtëzakonshme të Parlamentit të Kosovës përderisa një ditë më vonë i pari i Kuvendi të Kosovës,  Kadri Veseli  ka bërë të ditur se do të iniciohet edhe mbajtja e seancës së jashtëzakonshme./Indeksonline/