11:49 / E Premte, 09 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ndotja e ajrit shkakton rënie flokësh

Ndotja e ajrit gjatë dimrit e cila shkaktohet nga faktorë të ndryshëm, përveç që dëmton shëndetin dhe ju shkakton probleme të ndryshme me lëkurë, gjithashtu ju shkakton edhe probleme flokë tuaj, konkretisht, rënie të flokëve.

Për ti mbrojtur flokët tuaj nga dëmtimi si pasojë e ndotjes së ajrit, janë disa hapa të cilat duhet ti ndërmerrni.

Një nga to është përdorimi i maskave adekuate për flokë gjatë kohës së dimrit për tu mbrojtur nga ndotja që shkaktohet veçanërisht nga përdorimi i lëndëve të ndryshme djegëse, transmeton IndeksOnline.

2. Ju gjithashtu duhet të konsumoni ujë dhe ushqime të pasura me antioksidantë, si manaferrat, perimet me gjethe jeshile, vera e kuqe, çokollata e zezë dhe ushqime të tjera.

3. Kapsulat me bazë vajrat e ndryshme dhe shtesat e kolagjenit mund të ndihmojnë gjithashtu.

4. Mos harroni të mbuloni flokët me një shall kur të dilni nga shtëpia juaj ngaqë në këtë formë i mbroni.

5. Mënyra më e mirë për të mbrojtur flokët tuaj dhe për ta mbajtur ato të hidratuar është që të lani flokët më shpesh gjatë stinës së dimrit, atëherë kur ndotja e ajrit është më e madhe./IndeksOnline/