18:24 / E Mërkurë, 15 Maj 2019 / indeksADMonline

Ndotjet plastike shkatërrojnë bakteret që krijojnë oksigjen për frymëmarrje

Ndotja e plastikës në oqeane mund të dëmtojë bakteret që ndihmojnë njerëzit të marrin frymë.

Një e dhjeta e oksigjenit që marrim frymë vjen nga vetëm një lloj bakteri të oqeanit, nëpërmjet fotosintezës.

Por një studim ka zbuluar se kimikatet që rrjedhin nga mbetjet plastike mund të ndalojnë bakteret të prodhojnë oksigjen dhe dëmtojnë rritjen e tyre.

Shkencëtarët morën fragmente të plastikës, të cilat qëndruan në ujin artificial të detit për pesë ditë. Kur kimikatet e tyre rrodhën jashtë, bakteret Prochlorococcus iu ekspozuan ‘ujit detar’, duke ndryshuar modelin e tyre të rritjes.

Gjetjet ngrenë shqetësime të rëndësishme se plastika do të rrezikojë deri në vitin 2050 bakteret që ndikojnë në ajrin që na nevojitet për të mbijetuar.

Bëhet fjalë për ciano-bakteret si Prochlorococcus, të cilat besohet se e kanë bërë Tokën të banueshme për jetën e kafshëve dhe njeriut duke përdorur fotosintezën për ta kthyer energjinë nga dielli dhe uji në oksigjen për frymëmarrje.

Tani ekzistojnë rreth 3 oktilionë baktere Prochlorococcus në oqeanet e botës. Për të kuptuar atë shifër të madhe, një oktilion ka 27 zero në fund, ndërsa një milion ka gjashtë zero dhe një miliard ka nëntë.

Mikro-plastika janë copa shumë të vogla të mbeturinave plastike. Ato kanë qenë prej kohësh të njohura që hyjnë në sistemet e lumenjve nga burime të shumta duke përfshirë rrjedhjen industriale, ujërat e shirave dhe të zeza.

Sidoqoftë, megjithëse rreth 90 për qind e kontaminimit mikro-plastik në oqeane mendohet se kanë origjinë nga toka, nuk dihet shumë për lëvizjet e tyre.

Pas një periudhe të vërshimeve të mëdha, hulumtuesit gjetën se nivelet e ndotjes kishin rënë në shumicën e lumenjve me rreth 70 për qind të mikroplastikës të depozituar. Kjo tregon se vërshimet mund të transferojnë sasi të mëdha të mikroplastikës nga lumenjtë në oqeane.