19:45 / E Enjte, 12 Tetor 2017 / indeksADMonline

Ndriçim Xhepa i sëmurë, qeveria shqiptare e dërgon për kurim jashtë shtetit

Aktori i njohur Ndriçim Xhepa qe një kohë të gjatë vuan nga një sëmundje e rëndë.

Qeveria shqiptare së fundmi ka miratuar në mbledhjen e kësaj të mërkure vendimin që i akordon një fond financiar prej 5 milionë lekë të reja për mbulimin e shpenzimeve të mjekimit në një klinikë jashtë vendit.

Sipas VKM-së, ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ndërsa ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

Mbulimi i shpenzimeve të mjekimit të artistit Xhepa, kap shifrën prej 5 000 000 (pesë milionë) lekësh.