12:42 / E Martë, 26 Maj 2020 / indeksADMonline

Ndryshe nga Trump, ish-bashkëshortja e tij e sheh të arsyeshme vendosjen e maskës

Marla Maples e cila është gruaja e dytë Presidentit Donald Trump ka vepruar ndryshe nga ai duke treguar se përdormi i maskës në këtë kohë pandemie është i domosdoshëm.

Aktorja 56 vjeçare dhe nëna e Tiffany Trump ka publikuar një fotografi të re në Instagram duke thënë se e zgjedhë dashurinë dhe jo frikën në këtë kohë dhe se po ndjekës këshillat e shëndetit.

“Unë zgjedhi dashurinë…nuk zgjedhi frikën, unë ecë e fluturoi në besim, paqe dhe njohuri. Nëse Zoti është me neve, kush mund të jetë kundër neve… askush. Falënderuese që mund të jem me familjen në këtë ditë të bukur”, ka shkruar Maples në mbishkrim.

Ndërkohë, Trump ka qenë i zëshëm për atë që nuk mendon se ka nevojë të përdor maskë në publik pavarësisht rekomandimeve të  Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) që çdo person duhet ta bartë një./Indeksonline/