15:25 / E Shtunë, 07 Nëntor 2020 / A. M.

Ndryshime në strukturat e larta të Policisë, në koordinim me ndërkombëtarët!

Shumë shpejtë pritet që të ketë ndryshime në strukturat e larta të Policisë së Kosovës. Kështu kanë bërë të ditur burime të “Indeksonline”.

Këto ndryshime, sipas burimeve tona, do të bëhen me një monitorim ndryshe nga herët e kaluara.

Kësisoj, freskimi i figurave në institucionin e sigurisë pritet të realizohen në koordinim me ndërkombëtarët.

Ndryshe, nga 16 tetor, Samedin Mehmeti ushtron pozitën e drejtorit të përgjithshëm të PK-së. /Indeksonline/