16:43 / E Martë, 16 Mars 2021 / A. A

Ndryshime të mëdha te Kosova/ Challandes mban vetëm një shqiptar në stafin e trajnerëve

Për herë të parë në historinë e saj, stafi i trajnerëve te kombëtarja e Kosovës do të dominohet nga të huajtë.

Përzgjedhësi Bernard Challandes ka zgjedhur të ndihmohet nga një asistent zviceran dhe një slloven.

Bëhet fjalë për Sebastien Bichard që është emëruar ndihmës i parë, ndërsa Primoz Gliha ndihmës i dytë.

Ndërsa trajner i fitnesit mbetet zvicerani Thomas Richard.

Për shumë vite stafi i trajnerëve te përfaqësuesja jonë ishte i përbërë nga Muharrem Sahiti, Genc Hoxha e Ramush Gashi.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur që nga trajnerët e lartëcekur, vetëm Genc Hoxha ka mbatur në staf.

Federata e Futbollit të Kosovës pritet t’i zyrtarizojë së shpejti këto ndryshime.

/Indeksonline/