13:07 / E Premte, 20 Gusht 2021 / OSH

Ndryshimi drastik i Khloe Kardashian ndër vite – mezi njihet nga fansat

Khloe Kardashian është bërë temë kryesore në faqet rozë ditëve të fundit. Krejt kjo ka ndodhur për shkak të një imazhi të publikuar, i realizuar vite më parë, shkruan The Sun.

Po e njëjta fotografi ishte realizuar gjatë një organizimi, kur Kim dhe Kourtney kishin tentuar të regjistrohen në universitetin e Alabama.

Khloe ishte në mes të dy motrave të saj, derisa mezi njihej për shkak të ndryshimit që ka pasur ndër vite.

Ajo menjëherë u akuzua nga ndjekësit për operacione plastike, pasi nuk duket aspak e njëjta sikur vite më parë.

Derisa ka pranuar se ka bërë hundën, Khloe thuhet të ketë edhe operacione në fytyrë dhe në disa pjesë të trupit.