19:58 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ndryshon formacioni i më të shtrenjtëve në botë, kjo është 11-shja

Kosto totale e formacionit më të shtrenjët në botën e futbollit është thjesht e pabesueshme, transmeton IndeksOnline.

Bëhet fjalë për 1,029 miliardë funte, me vlerat që tashmë janë paguar për lojtarët përkatës.

Bota u shokua kur Paris Saint-Germain pagoi rreth 200 milionë funte për shërbimet e Neymar dhe Kylian Mbappes për 121 milionë funte.

Por, edhe lëvizjet e Philippe Coutinhos drejt Barcelonës, Paul Pogbas drejt Manchester Unitedit dhe Ousmane Dembeles te Barcelona ishin për shuma rekorde.

The Collective Cost Of World's Most Expensive XI Is Staggering

Derisa në mbrojtje, tre nga katër lojtarët e përfshirë janë të Manchester Cityt, derisa njëri prej tyre është edhe Virgil Van Dijk i Liverpoolit, i cili u transferua nga Southamptoni.

Përkrah Neymarit dhe Kylian Mbappes, Cristiano Ronaldo bën pjesë pasi u transferua te Juventusi nga Real Madridi këtë verë për 105 milionë funte./IndeksOnline/