14:36 / E Premte, 11 Mars 2022 / B O

Ndryshon mënyra e votimit dhe të fitimit për Topin e Artë

“France Football” ka ndryshuar kriteret për fitimin e Topit të Artë.

Kriteri kryesor tani e tuje do të jetë në perfomancën individuale dhe në karakterin e futbollistëve.

Kriteri i dytë do të jetë perfomanca kolektive dhe trofetë me skuadrën përkatëse gjatë sezonit.

Kriteri i tretë do të jetë fair-play i futbollistit.

Kriteri që nuk do të llogaritet tash e tutje do të jetë e kaluara dhe karriera e futbollistit.

Poashtu, ky çmim tani e tutje do të jipet në fund të sezoneve futbollistike, që i bie se do të mbahet në shtator ose tetor.

Nga performanca e deritanishme, Mohamed Salah, Karim Benzema dhe Robert Lewandowski janë favoritë për të fituar këtë çmim në vitin 2022./Indeksonline/