00:22 / E Enjte, 23 Maj 2019 / indeksADMonline

Ndryshon moti deri në fundjavë, e diela më e ngrohtë

Fusha të paqëndrueshme të presionit të ulët, nga cikloni AXEL që kaloj mbi Europën qendrore, do të zhvendosen në lindje, duke përfshirë edhe vendin tonë.

Si rrjedhojë ditëve të ardhme do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira, intervale me diell dhe reshje lokale shiu, që vende-vende do të shoqërohen edhe me bubullima. Rryma të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit do të kushtëzojnë ditën e premte mot më të freskët.

Në fundjavë, nga Afrika veriore do të depërtojnë masa ajrore të ngrohta mbi rajon, ku do të favorizojnë mot më të ngrohtë ditën e diel. Mirëpo, në fillim të javës së ardhshme një tjetër vorbull ciklonike nga Atlantiku do të depërtojë mbi Mesdhe, ku mbi vendin tonë sjellë sërish mundësi për reshje shiu.

23.05 – Paradite pjesërisht vranët. Ditën priten reshje lokale shiu me bubullima.

24.05 – Më freskët, kryesisht me vranësira. Pasdite reshje lokale shiu me bubullima.

25.05-26.05 – Në fundjavë më ngrohtë. Të shtunën, pjesërisht vranët me intervale më të gjata me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu. Ditën e diel, vranësirat do të shtohen.

27.05 – Kryesisht vranët, kohë pas kohe me shi. Pasdite priten edhe shtrëngata me shi.

Temperaturat do të luhaten kryesisht përreth vlerave mesatare. Minimalet nga 8C deri në 13C, ndërsa ato maksimale nga 17 deri në 23C.

Do të fryj erë mesatarisht e fuqishme nga krahu verior 3-9m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet kryesisht rreth vlerave normale.