14:41 / E Hënë, 10 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ndryshon pamjen që të i ikë borxheve

Një grua në Kinë ka shkuar larg me maskim për të ju ikur kreditorëve. Ajo kishte bërë operacione të ndryshme që të ndryshonte pamjen, transmeton Indeksonline.

Gruaja 60 vjeçare e indetifikuar si Zhu, ka bërë operacione të shumta që të duket si një vajzë 20 vjeçare. Me anë të ndryshimeve të shumta ajo arriti të ju ikë policisë për gjysmë viti.

Zhu raportohet se ka borxhe afro 5 milionë dollarë. Në vitin 2017 gjykata e kishte urdhëruar që t’i paguante borxhet por pas një kohë ajo u zhduk.

E befasishme ishte që pas zhdukjes Zhu nuk po shikonte të mbante një profil më të ulët por po mundohej të bënte më shumë para./Indeksonline/

Temat: