10:12 / E Premte, 03 Gusht 2018 / indeksADMonline

Vëllai e kërcënonte për një borxh, e raporton në polici

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në rrugën “Selami Pulaha” të Prishtinës ka raportuar se po kërcënohet nga vëllai.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi me vëllain e tij te dyshuarin mashkull K-Shqiptar ky i fundit përmes SMS-it  e ka kanosur. Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport të policisë. /Indeksonline/