16:11 / E Diele, 20 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ndryshon renditja, Superliga tashmë ka një lider të ri

Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së 10-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Drita mposhti Ballkanin me rezultat 2-0 në ndeshjen që u zhvillua në qytetin e Gjilanit, shkruan Indeksonline.

Me këtë fitore, Intelektualët marrin pozitën e parë në tabelë me 21 pikë, aq sa ka edhe Gjilani.

Në pozitën tre dhe katër janë Llapi dhe Ballkani me nga 20 pikë të grumbulluara.

Prishtina ngjitet në pozitën e pestë me 17 pikë, një më shumë se Feronikeli. /IndeksOnline/