14:28 / E Premte, 27 Mars 2020 / indeksADMonline

Ndryshoni sfondin kur shfaqeni në “Zoom”

Shkaku i mbylljes nga rreziku i përhapjes së coronavirusit, shumë njerëz detyrohen që të bëjnë paraqitje të ndryshme nga shtëpia, nëpërmjet platformave të shumta në internet.

Zoom është një prej këtyre platformave, që ofron mundësinë e inkuadrimit të shumë njerëzve në të njëjtën kohë, duke bërë që të pëlqehet dhe të përdoret në masë të madhe.

Por, shumica e atyre që paraqiten në këtë formë, duhet ta bëjnë nga ambientet shtëpiake, që nganjëherë lënë shumë për të dëshiruar.

Që paraqitja të jetë sa më dinjitoze, krijuesit e Zoom kanë menduar edhe për një opsion shumë të rëndësishëm.

Shfrytëzuesit mund të zgjedhin vet sfondi që dëshirojnë dhe të mos e shfaqin ambientin e zakonshëm shtëpiak, duke zgjedhur ndonjë prej imazheve të ofruara.

Ka mundësi që të vendoset edhe ndonjë fotografi që e zgjedhë vet përdoruesi, ndërsa nëse ka sfond të gjelbër në shtëpi, është një mundësi shumë më e mirë sepse përshtatet çdo fotografi.

Në këtë formë, përdoruesi i Zoom duhet të kujdeset vetëm për dukjen e vet dhe të mos brengoset për ambientin ku ndodhet.

-->
Mos i humb