13:03 / E Diele, 25 Mars 2018 / indeksADMonline

Në 197-të vjetorin e Pavarësisë së Greqisë, Pacolli i bën thirrje që ta njoh Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka uruar shtetin e Greqisë në përvjetorin e 197-të të Pavarësisë.

Ai me këtë rast ka thënë se Kosova dhe Greqia ndajnë vlera të përbashkëta demokratike dhe sipas tij kanë orientim demokratik të qartë Euro-Atlantik, transmeton Indeksonline.

Pacolli i ka bërë thirrje institucioneve të Greqisë që të reflektojnë dhe ta njohin Republikën e Kosovës.

Postimi i plotë:

Sot, Greqia po feston përvjetorin e 197-të të Pavarësisë.

Popullit grek dhe përfaqësuesve të Institucioneve i dëshiroj urimet më të sinqerta për më shumë begati, zhvillim dhe mirëqenie.

Kosova dhe Greqia ndajnë vlera të përbashkëta demoratike dhe kanë orientim të qartë Euro-Atlantik.

Thërras Institucionet e këtij vendi, që të reflektojnë edhe njëherë dhe ta njohin Republikën e Kosovës si shtet të Pavarur dhe Sovran. Greqia nuk ka asnjë arsye që mos ta njoh Kosovën. Ajo ka qenë dëshmitare e të gjitha zhvillimeve politike në Kosovë dhe rajon dhe rrotën e historisë nuk mund ta kthejë askush mbrapa. Greqia duhet ta bëj hapin e parë të njohjes nga pesë vendet mos-njohëse të BE-së./Indeksonline/