21:33 / E Premte, 02 Mars 2018 / indeksADMonline

Në 20 vitet e ardhshme, inteligjenca artificiale do të filloj të vrasë njerëz (Video)

Avancimi i kompjuterëve do të bëjë që ata të fillojnë vrasjen e njerëzve brenda një ose dy dekadave, ka deklaruar ish- bosi i Google.

Eric Shmidt tha se makinat e tmerrshme vrasëse artificialisht inteligjente të përshkruara si në ‘filma’ do të lëshohen brenda 20 viteve.

“E di që gjithkush menjëherë dëshiron të flasë për skenarët e mundshëm të inspiruar në filma që shfaqen ngjare të tilla, por unë mund të besoj se me siguri ata janë një ose dy dekada larg (robotët vrasës). Pra, është koha që të shqetësohemi për këtë lloj të ardhme”, tha ai në Konferencën e Sigurisë në Munih.

‘Më lejoni të jem i qartë: Njerëzit do të mbeten në krye të Inteligjencës Artificiale për pjesën tjetër të kohës. Pika tjetër që unë dua t’i kujtoj të gjithëve, këto zhvillime të teknologjisë kanë gabime serioze në to dhe nuk duhet të përdoren për vendime kritike për jetën. Kështu që unë nuk do të doja të isha në një aeroplan ku kompjuteri po merr të gjitha vendimet e përgjithshme të inteligjencës rreth fluturimit. Teknologjia nuk është mjaft e besueshme”, ka thënë Shmidt. /Indeksonline/