19:00 / E Premte, 13 Maj 2022 / MSH

Në 81 vjetorin e vrasjes së 5 banorëve të fshatit Piranë/Prizren, u përkujtuan martirët e këtij fshati

Shkruan: Haki Latifi

No description available.

Më 12 maj 2022 në Piranë/Prizren në pranin e familjarëve, përfaqësueve të fshatit dhe mysafirë të tjerë, u mbajt tubim përkujtimor, ku u përkujtuan me nderime 5 martirët e këti fshati të vrarë nga forcat çetnike serbe, më 2 prill 1941 ndërsa 2 martirët e tjerë janë vrarë në Masakrën e Tivarit. Sipas dëshmitarëve banorë të fshatit Piranë; familjarët e martirëve, Hajrullah Elshani, Xhevat Dalipi sa ishin gjallë. Martirët e vrarë në Piranë , më 2 prill 1941 janë: Latif Dalip Latifi 41 vjeç (1900-1941), Zyber Sefer Bekteshi 40 vjeç, Murat Fejzë Berisha 35 vjeç, Qerim Daut Berisha 25 vjeç, Aruq Ramadan Thaqi 35 vjeç. I mbijetuari i vetëm e këtyre vrasjeve ishte i riu, Qemal Aziz Latifi.  I cili falë përpjekjeve të rrezistencës së Axhës Nexhip, arrin ta vret xhandarin serb i quajtur, Gjorđevič ndërsa një tjetër me mbiemrin Nikolič arrin të arratiset, dhe e shpëton nipin e tij , Qemalin. Tubimin përkujtimor e hapi anëtari i këshillit organizues z. Baki Latifi, dhe më pas ftoi kryetarin e fshatit z. Skender Elshani ta merr fjalën. Në fillim një fjalë rasti e mbajti kryetari i fshatit, z. Skender Elshani, i cili i përshëndeti të pranishmit dhe ju uroj mirëseardhje në emër të fshatit Piranë. Ndërsa në emër të familjarëve, z.Haki Latifi foli për historikun e vrasjës së këtyre martirëve të fshatit. Pastaj nga pasardhësit e këtyre martirëve, u zbulua një pllakë përkujtimore kushtuar 5 martirëve të fshatit. Për historikun e kësaj ngjarje në emër të familjarëve foli, z. Haki Latifi.

I nderuar zotni kryetar, Skender Elshani,

Të nderuar pjesëmarrës të tubimit përkujtimor për 5 Martirët shqiptarë të vrarë në prill të vitit 1941 në Piranë nga ushtria serbe;

Të nderuara familje Latifi, Bekteshi, Berisha, Thaqi;

Të nderuar përfaqësues të shoqatave të dalura nga lufta e fundit e ushtrisë çlirimtare të Kosovës;

Të nderuar familje të heronjëve, dëshmorëve dhe martirëve shqiptarë të të gjitha kohrave;

Të nderuar përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe politike,

Tubimet përkujtimore, na kthejnë në kujtesë vuajtjet të cilat i kemi përjetuar si popull dhe që nuk do të shlyhen nga kujtesa jonë brez pas brezi. Ndaj, tubimet e tilla e forcojnë kujtesën tonë kolektive për historinë tonë kombëtare.

Masakra e Piranës e vitit 1941, deri më tani ka qenë e mbuluar në pluhurin e harresës dhe vetëm pas disa shkrimeve dhe bisedave me kryetarin e fshatit zotni Skender Elshani, filluan të lëvizin gjerat.

U morrë inisiativa për vendosjen e një pllake përkujtimore në përkujtim të këtyre martirëve. Dhe falë vullnetit të mirë dhe punës së këshillit organizues sot po realizohet nderimi ndaj këtyre martirëve, duke vendosur pllakën përkujtimore në nderim të tyre.

Në këto rrethana, kur ne kujtojmë në këtë kohë, këto masakra , do të përkujtojmë këto ngjarje jo vetëm për veten tonë, kombin tonë, por edhe t’u kujtojmë kriminelëve serbë historinë tragjike të çmendurisë së politikës së shtetit të tyre kriminal dhe vrasjeve e masakrave të bëra ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare në të kaluarën historike.

Në Piranë dhe fshatrat e Përdrinisë, dhuna, rrahjet, vrasjet e pushtetit jugosllav vazhduan deri në luftën e fundit në Kosovë të vitit 1999.

Pas 81 vitesh harresë dhe heshtje jemi mbledhur pikërisht sot për të nderuar dhe përkujtuar 5 martirët shqiptarë që u flijuan për troallin arbëror në kohën kur populli shqiptar përplasej me jetën apo vdekjen i cili ishte në mes të zjarrit që të ekziston apo të shuhet fare.

Armiqtë tanë që ishin të lidhur me dreqin dhe i shërbenin të keqës kundër njerëzorës i shërbenin marrëzisë dhe ishin kundër, njerzisë dhe hyjnorës ata bënin plane për vrasjet, masakrimet dhe dëbimet e popullit shqiptar në menyrë që ta ndrrojnë strukturën etnike në Kosovë.

Për të realizuar këto qëllime, politika shoviniste serbe ja arriti qëllimit, duke përdorur një terror të fortë që shoqërohej me vrasje, masakrime dhe dëbime të popullit shqiptar. Këtyre vrasjeve dhe masakrimeve nuk mundën t´iu shpetojnë as pesë familje shqiptare që jetonin në Piranë. Vetëm mbrenda një dite familjeve; Latifi, Bekteshi, Berisha ju vranë pesë burra që jetonin historikisht në trojet e të parëve të tyre.

Ushtria serbe gjatë tërheqjes, ia mbathi e frustruar që nuk i bëri asnjë rezistencë ndaj ushtrisë gjermane, por qyqarllëkun e paaftësinë e vet e zbrazi mbi banorët e pambrojtur shqiptarë.

Terroristët serbë vranë shqiptarët nga urrejtja patologjike që kishin ndaj kombit të tyre.

Sipas dëshmitarëve banorë të fshatit Piranë; familjarët e martirëve, Hajrullah Elshani, Xhevat Dalipi sa ishin gjallë. Martirët e vrarë në Piranë , më 2 prill 1941 janë: Latif Dalip Latifi 41 vjeç (1900-1941), Zyber Sefer Bekteshi 40 vjeç, Murat Fejzë Berisha 35 vjeç, Qerim Daut Berisha 25 vjeç, Aruq Ramadan Thaqi 35 vjeç.

I mbijetuari i vetëm e këtyre vrasjeve ishte i riu, Qemal Aziz Latifi

I cili falë përpjekjeve të rrezistencës së Axhës Nexhip, i cili arrin ta vret xhandarin serb i quajtur, Gjorgjevič ndërsa një tjetër me mbiemrin Nikolič arrin të arratiset, dhe e shpëton nipin e tij, Qemalin. Pas këtyre vrasjeve, shumica e banorëve të Piranës largohen në drejtim të Randobravës (Qendresës) dhe një pjesë në drejtim të Prizrenit. Me ardhjen e forcave gjermane në Prizren, pas një jave kthehen dhe i varrosin të dashurit e tyre.

Të nderuar pjesëmarrës zonja dhe zotëri,

Në fund, të gjithëve ju uroj mirëseardhje duke ju falenderuar për pjesmarrje në këtë tubimi përkujtimor që pas plot 81 vitesh të heshtjës dhe harrimit të dalin në dritë 5 Martirët e Masakrës së Piranës që gjaku i tyre u bë dritë për lirinë tonë të shumë pritur.

Lavdi dhe nderime të përjetshme!