12:24 / E Shtunë, 24 Tetor 2020

Në afërsi të lumit Ibër gjendet e vdekur gruaja që ishte raportuar si e zhdukur

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur pa shenja jete një grua nga fshati Jasevik i Zubin Potokut, e cila ishte raportuar si e zhdukur.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se  e njejta është gjetur në afërsi të lumit Ibër.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës iu është dorëzuar familjarëve për ceremoni mortore.

“Fsh. Jasevik i Poshtëm, Zubin Potok 23.10.2020 – 05:00. Viktima f/k, e cila ishte raportuar si person i zhdukur, është  gjetur pa shenja jete, nga njësitet policore dhe zjarrfikësit, në afërsi (të pendës së vogël) të lumit Ibër. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës iu dorëzohet familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raport