16:13 / E Shtunë, 18 Nëntor 2017 / B O

Në Angli të bindur: Bale do shkoj në Manchester United

“E treta e vërteta” – ose të paktën kjo është ajo që mendon shtypi anglez.

Sipas ‘Cardiff Express’ , Manchester United ka gjasa të mëdha që të nënshkruaj me Gareth Bale në fund të sezonit.

Poashtu edhe Daily Mirror raporton se “Djajtë e Kuq” janë të interesuar për uellsianin , pavarësisht dëmtimeve të shumta që e kanë detyruar atë të humbasë 40 nga 60 ndeshjet e fundit të Real Madridit.

Gazeta britanike kujton se United u përpoq të nënshkruaj me Bale në vitin 2013, kur Real Madrid transferoi atë nga Tottenham.

Rasti i dytë ishte vitin e kaluar, por prap nuk ishte i suksesshëm.

Në Angli besojnë se Real Madrid ka humbur durimin për shkak të mungesave të vazhdueshme të futbollistit, i cili ka kohë pas kohë probleme fizike.

Real Madridi është i gatshëm të dëgjojë ofertat për 28-vjecarin, megjithëse duan rikthimin e 99 milionë eurove që i kanë paguar Tottenhamit, pasi lojtari ka ende kontratë për katër sezone. /IndeksOnline/