21:17 / E Mërkurë, 30 Dhjetor 2020 / Blerim

Në Austri për katër ditë vaksinohen me Pfizer rreth 6 mijë persona

Vaksinimi në Austri, po ecën me ritme të shpejta. Sipas mediave të huaja deri më tani janë vaksinuar kundër Covid-19 rreth 6,000 njerëz.


Vaksinimi kundër Covid-19 filloi të dielën në të gjithë BE-në me dozat e para të vaksinës Biontech-Pfizer, të cilat u miratuan në BE-ja më 21 dhjetor.

Austria mori 9.750 doza, me të cilat filloi vaksinimin e grupeve të rrezikut.

Ndërkohë, që pritet që të vinë dhe 53.000 doza të tjera të vaksinës Biontech dhe Pfizer deri në fund të javës dhe më pas 63.000 doza të tjera gjatë muajit.
Sakaq, që prej fillimit të pandemisë në Austri janë shënuar 357,902 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 6,149 pacientë.