07:50 / E Martë, 06 Gusht 2019 / indeksADMonline

Në BeH marrëveshje për krijimin e qeverisë së re, 10 muaj pas zgjedhjeve

Liderët e tre partive kryesore të Bosnjës arritën sot një marrëveshje për formimin e një qeverie të re, dhjetë muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme që u mbajtën në tetor 2018.

“Marrëveshja u arrit gjatë një takimi të serbit Milorad Dodik, boshnjakut, Bakir Izetbegovic dhe kroatit Dragan Covic të organizuar nën kujdesin e shefit të Misionit Evropian në Bosnje, Lars-Gunnar Wigemark, në Sarajevë’’, raporton atsh. 

Ai përmban dymbëdhjetë pika, ku më e rëndësishmja është ajo në lidhje me bashkëpunimin e ardhshëm me NATO-n.

Serbët, në dallim nga boshnjakët dhe kroatët janë kundër anëtarësimit në Aleancën e Atlantikut.