12:10 / E Diele, 15 Shtator 2019 / indeksADMonline

Në Bremen, Milot Rashica argëtohet me muzikën e reperit shqiptar

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, po kalon një formë të mirë në karrierën e tij si futbollist, duke shkëlqyer edhe në klubin Werder Bremen ku ai tani aktivizohet, shkruan Indeksonline.

Miloti njihet edhe si fans i muzikës shqiptare, e këtë e dëshmon herë pas here duke publikuar video duke dëgjuar hite të ndryshme.

Së fundmi ai ka publikuar pamje nga një lokal në Bremen të Gjermanisë, ku shihet duke u argëtuar me këngë të reperit të njohur shqiptar Ledri Vula.

Kujtojmë që reperi Ledri Vula është krijues i shumë hiteve, dhe njihet për miqësinë që ka me futbollistin nga Vushtrria. /Indeksonline/