15:35 / E Diele, 24 Janar 2021 / Blerim

Në Britaninë e Madhe rreth 6 milion njerëz kanë marrë të dyja dozat e vaksinës

Anglia është duke përshpejtuar programin e saj të vaksinimit. Sipas mediave të huaja, deri më tani në vend janë vaksinuar mbi 6 milionë njerëz, të cilët kanë marrë dozën e parë dhe të dytë të vaksinës.

Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock, ka thënë ditën e djeshme se tre të katërtat e të moshuarve në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë një vaksinë. Po ashtu, tre të katërtat e të moshuarve në shtëpitë e kujdesit kanë marrë vaksinën.

Zyrtarët shëndetësorë synojnë të arrin vaksinimin e 15 milion njerëzve, të gjithë mbi 70 vjeç, me dozat e para deri më 15 shkurt dhe të mbulojë të gjithë popullatën e rritur, deri në muajin shtator.

Britania e Madhe ka aplikuar dy vaksina, atë Pfizer dhe BionTech dhe AstraZeneca të bërë nga Universiteti i Oksfordit, po ashtu ka aprovuar për përdorim emergjent dhe vaksinën Moderna, por ende ska nisur shpërndarja e saj. Që prej fillimit të pandemisë në Britaninë e Madhe janë shënuar 3,617,459 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 97,329 pacientë.Kryen 14 vjedhje, paraburgim ndaj katër të dyshuarve