08:51 / E Martë, 21 Shtator 2021 / LB

Në Bubël të Malishevës ndërtohet një nga urat më të mëdha në këtë komunë

Në fshatin Bubël të Malishevës është ndërtuar një urë e madhe, investim i komunës së Malishevës.

Banorët e këtij fshati kanë qenë në hall të madh me ujërat dhe vërshimet, dhe ndërtimi i kësaj ure do t’u ndihmoj shumë banorëve të këtij fshati.

Nënkryetari i komunës, Hajdin Berisha ka vizituar këtë urë më rastisin e përfundimit të punimeve.

Ndërsa, përfaqësuesi i këtij fshati, Bajram Shabanaj ka falënderuar komunën për këtë investim.

“Përfundoj Ura ne Bubël, së bashku me nënkryetarin Hajdin Berisha inspektuam punimet, ku e falënderova për përkrahje dhe investimet e shumta  ë kanë ardhur në fshatin Bubël nga Komuna”, ka shkruar ndër të tjera ai.