13:12 / E Diele, 20 Maj 2018 / indeksADMonline

Në burgun e Lipjanit dy të burgosur e bëjnë për spital të dënuarin tjetër

Dy tëburgosur kanë sulmuar fizikisht të burgosurin tjetër në burgun e Lipjanit.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“ Burgu, Lipjan 19.05.2018-18:15. Është raportuar se dy të dyshuarit meshkuj K/Shqiptarë derisa ishin duke vuajtur dënimin në burgun  e Lipjanit,  pas një zënke kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar ( i burgosur). Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.  Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin policor 24-orësh./Indeksonline/

Temat: