21:13 / E Enjte, 21 Shkurt 2019

Në cilat raste duhen hequr bajamet

Që të heqësh bajamet, duhen plotësuar disa indikacione. Bajamet mund të hiqen kur pacientët sëmuren nga 5-7 herë në vit. Një bajame e cila sëmuret shtatë herë brenda një viti këshillohet të hiqet. Një bajame e cila sëmuret 5 herë për dy vjet rresht, këshillohet të hiqet.

Një bajame e cila sëmuret 3-4 herë në vit për tre vite rresht këshillohet të hiqet. Tregues tjetër i rëndësishëm që të çon drejt heqjes së bajameve, është zmadhimi i tepruar i tyre. Por mund të themi që dy janë rastet që na çojnë drejt heqjes së bajameve, detyrimisht:

1. Kur zmadhimi i bajameve është aq i madh sa të çojë në bllokim të frymëmarrjes. Në këto kushte njeriu gjatë natës mund të ndjejë sikur është duke u mbytur dhe kjo ndodh kryesisht tek fëmijët e vegjël.

2. Rasti tjetër në të cilën është e detyrueshme heqja e bajameve, është për shkak të tumoreve apo hemorragjive të bajameve.

Bajamet krijojnë një infeksion që kalojnë jashtë tyre, pra bëjnë abcesin dhe grumbullojnë qelb.

Një tjetër arsye pse mund të hiqen bajamet është era e keqe në gojë . Bajamet mund të hiqen kur ka ligonodla ose gjëndra përreth qafës pavarësisht se këto gjëndra nuk krijojnë infeksion dhe nuk sjellin temperaturë të lartë. Kur ka çrregullime të tjera që e thamë dhe pak më lart, që vijnë për shkak të mikrobit streptokok.