16:55 / E Diele, 28 Prill 2019 / indeksADMonline

Në Cyrih hapet “dyqani i së ardhmes”

Një dyqan jo fort i zakonshëm ka zënë vend në stacionin kryesor hekurudhor të Cyrihut.Aty nuk ka shitës, arkëtarë apo roje sigurimi, dhe procesi i blerjes kryhet përmes telefonit.

Në kronikën e realizuar nga Swissinfo, thuhet se ky dyqan i së ardhmes është pjesë e një eksperimenti nga kompania Valora.

Dyqani është i qasshëm vetëm duke përdorur një aplikacion mobil dhe kodin QR. Fillimisht, për të hyrë brenda konsumatorët duhet të japin shifrën e kartelës bankare dhe ta skanojnë ID-në e tyre, përcjell albinfo.ch.

Edhe blerja e produkteve bëhet përmes telefonit, duke i skanuar ato, e po ashtu, edhe pagesa bëhet përmes telefonit.

Sipas themeluesit të kompanisë Valora, Michael Muller, procesi i blerjes është dizajnuar në atë mënyrë që të jetë i shpejtë dhe i përshtatshëm.

“Ne i kemi instaluar kamerat, e kemi regjistruar procesin. Në një farë mënyre, ne ua japim “çelësat” e dyqanit konsumatorëve”, ka thënë Muller. /Indeksonline/