17:51 / E Mërkurë, 18 Tetor 2017 / indeksADMonline

Në Danimarkë vritet 16 vjeçari shqiptar

Dyshimet e para janë se krimin makabër e kanë bërë një bandë arabe


Një 16 vjeçar u gjet i vdekur në lagjen Ragnhildgade në Kopenhagen mbrëmjen e së hënës.

Policia Daneze thotë se ka marrë njoftimin për të shtëna në orën 21:05 dhe menjëherë pas saj ka gjetur pa shenja jete një të ri 16 vjeçar para hyrjes së ndërtesës në Ragnhildgade 48.

Djali i cili ka mbetur i vdekur nga të shtënat quhet Servet, transmeton albinfo.ch.  Ai është nga fshati Xhepçisht i Tetovës. Familja e Servetit prej shumë kohësh banon në Kopenhagen të Danimarkës.

Policia daneze po hulumton për zbardhjen e rastit dhe kryerësit, por dyshimet e para janë se krimin makabër e kanë bërë një bandë arabe.