16:25 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019 / indeksADMonline

Në ditëlindjen e 67-të, Putini mbledh kërpudha në mal

Me rastin e ditëlindjes së tij të 67-të, presidenti rus, Vladimir Putin, ka publikuar imazhe të tij në Siberi, ndërsa i lejon vetes një pushim të plotë, në kërkim të kërpudhave.

Pasurohet kështu seria e imazheve që e vendosin liderin rus në situata prej të forti. Në të shkuarën, ai ishte fiksuar në ring, me kostum xhudoje, mbi akull me në dorë një shkop hokeji apo në poligon, duke bërë qitje me një armë snajper.

E të gjitha këtyre i shtohen edhe imazhet më të pëlqyera të Putinit, si ajo e presidentit arkeolog, e presidentit mbi kalë, e presidentit që përkëdhel një këlysh tigri apo fotografia e famshme që ka qarkulluar jo pak në rrjet dhe që e tregon atë gjysmë të zhveshur ndërsa bën peshkim. Në videon e publikuar së fundmi nga Kremlini, Putin, dhe ministri i tij i mbrojtjes Sergei Shoigu, shihen të mbledhin kërpudha në një zonë të mrekullueshme në Siberinë jugore.

Jemi ngjitur mbi re – dëgjohet të thotë ai ndërsa ndodhet në një lartësi prej rreth 2 mijë metrash mbi nivelin e detit. Putin më pas është vënë pas timonit, në një mjet katër herë katër e po ashtu ka bërë edhe një shëtitje me helikopter.

RUSSIA – OCTOBER 7, 2019: Russia’s President Vladimir Putin spending his time off work in the Siberian taiga with Russian Defense Minister Sergei Shoigu. Alexei Druzhinin/Russian Presidential Press and Information Office/TASS Ðîññèÿ. Ïðåçèäåíò ÐÔ Âëàäèìèð Ïóòèí âî âðåìÿ îòäûõà â ñèáèðñêîé òàéãå â êîìïàíèè ìèíèñòðà îáîðîíû ÐÔ Ñ.Øîéãó. Àëåêñåé Äðóæèíèí/ïðåññ-ñëóæáà ïðåçèäåíòà ÐÔ/ÒÀÑÑ