21:26 / E Enjte, 14 Qershor 2018 / indeksADMonline

Në Ditën e Çlirimit të Deçanit do të zbulohet lapidari i Beg Rizajt (Foto)

16 Qershori njihet si Dita e Çlirimit të Deçanit.

Me rastin e këtij përvjetori, të shtunën në orën 12:00 në Deçan do të bëhet zbulimi i lapidarit të ish- komandantit UÇK-së, Beg Rizaj.

Ushtari i “Shqiponjave të Zeza” të UÇK’së, Beg Rizaj bashkë me tetë shokët e tij nga Kosova u vra më 9 maj derisa ishte duke luftuar në lagjen e Trimave në Kumanovë.

Ai është varrosur në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan./Indeksonline/