15:29 / E Shtunë, 16 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ramosaj: Haradinaj parandaloi konfliktin mes vëllezërve Begaj

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka reaguar ndaj publikimit të videos ku vëllai i Beg Rizajt shihet në një konflikt në të cilën është afër edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ceremonisë së zbulimit të shtatores së heroit të kombit Beg Rizaj në Deçan, për nder të  Ditës së Çlirimit të këtij qyteti.

Ramosaj tha se “ndërhyrja e kryeministrit të Republikë së Kosovës Ramush Haradinaj,  ajo që ka shpëtuar vëllezërit Rizaj  pa krijuar incident  mes  tyre”.

Sipas Ramosajt, mediat nuk e kanë pa saktë atë që ndodhi.

“Ku njeri nga vëllezërit i drejtohej Haradinajt  për dy vëllezërit e tyre  duke i thëne që nuk kanë qenë  në lufte dhe nuk kanë  të   drejt me zbulu  shtatoren e vëllait të tyre , me ketë rast kryeministri ka ndërhyrë duke i  thënë ati vetëm ti kë me zbulu  Shtatoren .Njëkohësisht duke ndërhy të dy vëllezërit tjerë që të pajtohen me këtë vendim. Kjo ka qen ngjarja e quajtur incident nga disa media qe kanë qellim në vete”, ka thënë Ramosaj në reagimin e tij./Indeksonline/