19:52 / E Enjte, 28 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Në ditën e flamurit kombëtar, Granit Xhaka merr lajm të madh

Mesfushori kosovar Granit Xhaka, është rikthyer në formacion te Arsenali për herë të parë pas incidentit me tifozët.

Ai do të luaj nga fillimi kundër Frankfurtit në kuadër të Ligës së Evropës.

Një muaj më parë, në ndeshjen kundër Crystal Palace në momentin e largimit nga loja Xhaka kishte ofenduar tifozët.

Më pas reprezentuesi zviceran kishte sqaruar se krejt ky reagim i tij erdhi si pasojë e presionit dhe kërcënimeve që kishte marrë nga tifozët e Arsenalit.

/Indeksonline/