Në ditën e Shën Valentinit, Prishtina nënshkruan kontratën e re me Visar Bekaj

Siç duket Prishtina dhe Visar Bekaj nuk do t’i ndajnë rrugët edhe për këtë sezon, kjo pasi që Bekaj ka vazhduar kontratën me klubin nga kryeqyteti.
Edhe pse ka pasur mjaftë raportime për të ardhmen e portierit të Kombëtares së Kosovës dhe për një largim të mundshëm drejt ligës turke, duket se kjo gjë nuk do të ndodh të paktën tani për tani.
Nënshkrimin e kontratës së re e ka konfirmuar vet klubi i Prishtinës të cilët kanë thënë se Bekaj me gjasë nuk do të ik dot pa titullin e kampionit.
Visar Bekaj me kontratën e re do të jetë futbollist i Prishtinës deri në verën e vitit 2021./Indeksonline/.