14:36 / E Mërkurë, 25 Nëntor 2020 / OSH

Në Ditën Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave, ky mesazh i fuqishëm: Babi mos e vrit mamin

Sot në mbarë botën fillojnë aktivitete të shumta të cilat kanë për qëllim sensibilizimin dhe ndaljen e dhunës ndaj grave. Kjo pasi që çdo 25 nëntor për 16 ditë me radhë, aktivitete, tryeza e organizime të llojllojshme zhvillohen nga qeveritë e institucionet qendrore për të ndaluar këtë të keqe të shoqërisë, shkruan IndeksOnline.

Njëjtë po veprohet edhe në Kosovë, në vendin i cili nuk kalon thuajse asnjë ditë pa u raportuar ndonjë rast i dhunës në familje nga Policia e Kosovës.

Madje të tilla raste të dhunës ndaj grave nga bashkëshortët e tyre e të cilat kanë përfunduar me fatalitet nuk janë të pakta.

Vetëm në tri vitet e fundit janë tri raste për të cilat publiku kosovar është shokuar.

Rasti i Valbona Ndrecajt, ai i Armenda Aliut si dhe i gruas që u vra nga bashkëshorti i saj me shufër të metalit Nuhi Mavrovqanit, ishin ato që kanë tronditur çdo person që ka dëgjuar për to.

Të trija rastet janë në procese gjyqësore. Ndërsa shoqëria e organizatat që mbrojnë të drejtat e grave në vazhdimësi kanë kërkuar drejtësi për këto gra, për të cilat shteti nuk bëri aq sa duhet.

E sot në këtë ditë ndajmë me ju mesazhin që pasqyron thirrjen e qindrave fëmijëve që shohin se si nënat e tyre vriten e torturohen:

Babi mos e vrit mamin/IndeksOnline