08:08 / E Premte, 21 Maj 2021 / Blerim

Në Dortmund janë të sigurt, Sancho do të largohet gjatë verës

Anësori anglez, Jadon Sancho pritet të largohet nga Borussia Dortmund në fund të këtij sezoni. 

Sancho është në kërkim të një aventure të re dhe këtë tashmë e dijnë edhe në Dortmund, shkruan IndeksOnline

Gazetari, Fabrizio Romano raporton se Sancho do të largohet nëse te klubi nga Bundesliga arrin një ofertë prej 100 milionë eurove. 

Skuadra favorite për të firmosur me lojtarin nga Kombëtarja e Anglisë është Manchester Unitedi. 

‘Djajtë e Kuq’ kishin tentuar blerjen e Sanchos gjatë verës së kaluar, por nuk ishin pajtuar me çmimin e futbollistit./IndeksOnline/