10:31 / E Premte, 09 Nëntor 2018

Në emisionin e Top Chanel, një konkurrent tenton ta vrasë veten

Prej disa javësh, në Top Chanel është duke u mbajtur spektakli më i ri i gatimit “Hell’s Kitchen”, ku në tone shumë të ashpra, shef Renato Mekolli gjykon aftësitë e konkurrentëve në gatim.

Mirëpo, duket se stresi dhe presioni nga ky emision për një nga konkurentët, mund të kishte qenë fatal. Burime për “syri.net” kanë mësuar se një nga konkurrentët e spektaklit ka tentuar ta lëndojë vetën duke prerë venat, gjatë regjistrimit të emisionit

Familjarët e tij kanë thënë se konkurrenti nuk e ka përballuar dot presionin dhe ka ndërmarrë këtë veprim të rëndë. Ende nuk është bërë i ditur identiteti apo gjendja shëndetësore e konkurrentit, mirëpo pas ngjarjes së rëndë, emisioni ka ndërprerë gjirimet.

Temat: