14:10 / E Martë, 18 Maj 2021 / Blerim

Në Francë e quajnë ‘PUNË E KRYER’, Benzema rikthehet te ‘Gjelat’!

Karim Benzema pritet të rikthehet në Kombëtaren e Francës pas një kohe të gjatë.

Sulmuesi i Real Madridit mungoi për ‘gjelat’ që një kohë të gjatë, për shkak të një skandali seksual që e kishte bërë së bashku me lojtarin e njohur, Mathieu Valbuena, shkruan IndeksOnline

Në Francë këtë e quajnë si ‘punë të kryer’! Sonte trajneri, Didier Deschamps pritet ta zbuloj listën e futbollistëve për Kampionatin Europian që nis në muajin e ardhshëm (qershor) dhe në këtë grumbullim pritet të jetë edhe emri i Karim Benzemas.

33-vjeçari është sulmuesi francez më në formë gjatë këtij sezoni. Në La Liga ai ka shënuar 22 gola (8 asistime) në 33 ndeshje.

Kujtojmë që hera e fundit kur Benzema luajti me Francës ishte viti 2015./IndeksOnline/