12:24 / E Shtunë, 15 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Në Francë vazhdojnë protestat përkundër rritjes së pagave dhe pensioneve nga Macron

Franca duket se do të ketë përsëri një vikend të ngjeshur. Përkundër që presidenti Emmanuel Macron premtoi se do të rrisë pagat dhe pensionet, përsëri do të ketë protestë.

69.000 policë janë vënë në dispozicion në të gjithë Francën, ku 8000 gjendën në Paris, transmeton Indeksonline.

Ministri i ri i Brendshëm i Francës Laurent Nunez pret që më pak njerëz të shfaqen këtë vikend.

“Presim më pak njerëz të shfaqën por presim që individët të jenë më të vendosur.”, u shprehë Nunez.

Këtë javë 40 persona janë marrë në pyetje rreth protestave. Kurse javën e kaluar 340 persona ishin marrë në pyetje.

Këtë vikend bëhen pesë javë nga fillimi i protestave të dhunshme kundër rritjes së taksës së karburantit./Indeksonline/