12:30 / E Enjte, 07 Korrik 2022 / AR

Në fshehtësi të plotë, Elon Musk dhe drejtoresha e kompanisë së tij kanë sjellë në jetë binjakë!

Elon Musk, themeluesi i Tesla dhe SpaceX si dhe një prej njerëzve më të pasur në botë është zyrtarisht baba i 9 fëmijëve! Burime për Business Insider bëjnë me dije se Musk ka sjellë në jetë vitin e kaluar dy binjakë, nga marrëdhënia me drejtoreshën ekzektutive të kompanisë tjetër që ai zotëron, Neuralink.

“Shkalla e lindjeve në SHBA ka qenë nën nivelet minimale të qëndrueshme për ~ 50 vjet”- do të shkruante Elon në Tëitter-in e tij me mbi 100 milionë ndjekës teksa në heshtje të plotë prej një viti u bë baba i 9 fëmijëve. Nëna e binjakëve, Shivon Zilis, është anëtarja më e re në bordin e drejtuesëve, në kompaninë që Musk shpreson të zhvillojë një çip kompjuteri për trurin e njeriut.

Sipas CNN, pavarësisht informacioni në lidhje me të dhënat e fëmijëve është shumë diskret, Elon është regjistruar si babai dhe Zilis si nëna.

Musk dhe Zilis në prill të këtij viti kanë firmosur një peticion për të ndryshuar emrat e binjakëve dhe kanë rënë dakord që “të mbajnë mbiemrin e të atit e ndërsa atë të nënës së tyre, si emër të mesëm”. Themeluesi i Tesla-s ka zgjedhur të mos japë asnjë lloj komenti në lidhje me këtë çështje.

Këta besohet se janë binjakët e dytë që mbajnë atësinë e Musk. Ai dhe gruaja e tij e parë, Justine Wilson, sollën në jetë binjakët në 2004, dy vite para ardhjes së trinjakëve. Ish- çifti u divorcuan zyrtarisht në a Musk në vitin 2008.