20:42 / E Mërkurë, 19 Qershor 2019 / indeksADMonline

Në Fushë-Kosovë, lirisht mund të kërceni nga një banesë në tjetrën

Një nga qytetet më të populluara të Kosovës është ai i Fushë Kosovës.

Duke qenë se e ndajnë shumë pak kilometra me Prishtinën, madje tanimë janë ngjitur me njëra-tjetrën, interesimi për të pasur pasuri të patundshme në këtë qytet po rritet.

Këtë e tregon më së miri edhe ndërtimet e larta që po bëhen dita-ditës, e që po e ngulfatin vendin, përcjellë Indeksonline.

Por, ajo që vërehet në këtë qytet është një kaos urbanistik, ku mungon gjelbërimi, e punimet që bëhen ndotin edhe më shumë ambientin, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Ndërsa, tani më ndërtesat shumëkatëshe janë kapur njëra me tjetrën, pa pasur as hapësira, duke i zënë edhe parkingjet e rrugët.

Përmes këtyre imazheve mund të shihni se si ndërtesat janë të ngjitura, ku nga një ballkon i një banese mund të dilet lirisht në ballkonin e tjetrës./Indeksonline/